Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka kërkuar llogari nga institucionet përkatëse në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë në Fier, ku një 52-vjeçar hodhi nga dritarja e banjos gruan e tij.
Bregu i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme që të sqarojë situatën si dhe të bëj të ditur se çfarë ka bërë për të mbrojtur, 42-vjeçaren Liljana Rukajn nga burri i saj dhunues, Ferdinand Rukaj.
Po ashtu, deputetja e PD-së është shprehur se është vënë në dijeni të një rasti të ngjashëm në Ersekë, ku për shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër që të strehojë dhunuesin, ai jeton në një banesë me viktimën.
Sipas Bregu, pushteti lokal, Policia e Shtetit, Zyra e Përmbarimit dhe Gjykata janë katër institucionet që janë përgjegjës për të mbrojtur një grua të dhunuar, dhe ka bërë thirrje që të hetohet për të zbuluar se kush janë fajtorët.
Statusi i Bregut në Facebook:
Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së te ndjerës Liljana Rukaj. Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t’ i afrohet sikur edhe në dy metra distancë viktimës. Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij fillon pavarësisht nëse i padituri është njoftuar ose jo. Brenda 24 orëve, gjykata u dërgon kopje të urdhrit të mbrojtjes: viktimës dhe personave të tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur kërkesën; zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku viktima, ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes, që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm; komisariatit të policisë së vendndodhjes ku viktima ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes që kanë banim të përkohshëm ose të përher- shëm.
Nese e ndjera Liljana Rukaj ka patur nje urdher mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?
Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar: -Cfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj? -Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes? -Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë veper penale nga Komisariati i Fierit?
Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!
4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:
Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.
Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë
Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia)
Pushteti Lokal
Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!