Rajon & Botë

Krime: Rusia dërgon raketa të reja të mbrojtjes ajrore

Ushtria ruse ka njoftuar dhënien e raketave të reja të mbrojtjes ajrore në Krime, në një lëvizje të planifikuar përpara tensioneve të fundit me Ukrainën.

Sistemet e raketave S-400 Triumph janë ndarë për trupat në Krime muajin e kaluar, kanë thënë mediat ruse, shkruan BBC.

Në një deklaratë të premten, ushtria ka thënë se sapo të ngritën sistemet, ato do të përdoren në ushtrime.

Rusia, e cila aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tha këtë javë se kishte prishur një mision sabotazhi në Ukrainë, transmeton KosovaPress.

Ajo akuzoi Kievin për përpjekje për të dërguar sabotues në Krime dhe raportoi vdekjen e një ushtari dhe një polici të fshehtë, në një operacion për të nxjerr në pah komplotin e dyshuar.

Duke mohuar akuzat, Ukraina vendosi trupat e saj në gatishmëri përgjatë kufirit të saj me Krimenë.