Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media tregon se dje në Gjilan, në bazë të planit operativ dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, njësitë përkatëse policore kanë kontrolluar dymbëdhjetë lokale të ndryshme në të cilat janë zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.
Policia njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit, rreth 40.000 € para të gatshme, 4 shtëpiza kompjuteri, ndërsa dhjetë lokale janë mbyllur nga ana ATK-së.
Është intervistuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaExpress/