Një person është arrestuar si i dyshuar se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë), bën të ditur policia.
Bëhet e ditur se foshnjën ia kishte lënë në përkujdesje bashkëshortja e tij (nëna e foshnjës), e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Çifti raportohet se janë shtetas të Maqedonisë.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë./KosovaPress.