Aktuale

Krim në Prishtinë: Plagos të dashurën më pas vran vetën

Në Prishtinë dje në orën 12:30, në një pyll, një person ka plagosur të dashurën e vet në këmbë dhe më pas e ka vrarë vetën. Kështu të paktën është rrëfyer viktima.

Policia e Kosovës njofton se njësit hetimore kishin dalë në pyll ku edhe e kanë gjetur trupin e pajetë të dyshuarit mashkull. Po ashtu është gjetur edhe arma AK47.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i të dyshuarit në konsultim me prokurorin është dërguar për Obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë relevante policore./GazetaExpress/