Kremlini ka mohuar pretendimet se agjencia e inteligjencës ruse ka marrë materiale komprometuese në lidhje me Donald Trump.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat janë “trillim ” dhe një “përpjekje e qartë për të dëmtuar marrëdhëniet”.
Pretendimet thonë se Rusia ka informacione për lidhje të presidentit të zgjedhur amerikan me prostituta, transmeton KosovaPress.
Ata gjithashtu thonë se fushata e tij presidenciale ka komunikuar fshehurazi me Moskën.
Trump ka mohuar raportet.
Tags:Donald Trump