Të burgosurit e Kosovës mund të kenë probleme për t’u furnizuar me ushqim këtyre ditëve . Kjo pasi që është anuluar tenderi, i cili do ti furnizonte të burgosurit me ushqim. Mbi 1 milion euro është paraparë që të shpenzohen për furnizim me ushqim të të gjitha qendrave të burgjeve në Kosovë.
Tenderin për furnizimin me mallra ushqimore për të burgosurit kantinë , e kishte fituar kompania “HAJDINI COMERC”. Andaj pas njoftimit për anulim kjo kompani kishte parashtruar një ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, shkruan lajmi.net.
Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik në një njoftim në faqen zyrtare thotë se Grupi NTP “Hajdini Comerc dhe Drena””, me seli në Gllogoc dhe Skenderaj, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë, kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues –Shërbimi Korrektues i Kosovës për anulimin e aktivitetit të Prokurimit me titull “Furnizim me Mallra Ushqimore për të burgosur- Kantinë”.
Pronari i Grupi NTP“Hajdini Comerc dhe Drena”, Musa Leku, për lajmi.net tha se ankesën e tij e ka paraqitur për arsye se i është bërë e padrejtë.
“Unë kam aplikuar për këtë tender me çmimin më të lirë, andaj edhe e kam fituar tenderin. Mirëpo sipas njoftimit për anulim të kontratës është që komisioni vlerësuese i kontratës nuk e ka pas të qartë për sasinë çoko bananeve. E cila sipas specifikave nuk ka qenë e qartë se 40 copë/600 gram çmimi 0,10 cent është çmimi për një pako apo për një krem banane”, tregon pronari i Grupit “Hajdini Comerc”, Musa Leku.