Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke komentuar akuzat e bëra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Veseli i ka akuzuar për terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur.
Ai në facebook ka shkruar se Veseli i akuzoi që do t’i sjellin Kosovës ditë të zeza, ndërkohë që krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.
“Na akuzoi për terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur. Na akuzoi se do ta kthejmë Serbinë, ndërkohë që i ka rënë në gjunjë Listës Srpska. Kadri Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot. Ai e di ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit”, ka shkruar ai./KosovaPress/