Aktuale

Krasniqi: T’i nderojmë ata që dhanë jetën për pavarësinë Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi thotë se 28 Nëntori është një datë me rendësi të veçantë për shqiptarët, i cili na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.

“28 Nëntori na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.  Nëntori i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, pastaj nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, dalja në skenë publike e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi sot gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari e shumë  dëshmorë të tjerë,  dhanë më shtrenjtën për Pavarësinë e Kosovës.

Krasniqi theksoi se  në këtë ditë duhet nderuar ata breza që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë Shqipërisë dhe Kosovës. /KosovaPress/