Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar shefen e UNICEF-it në Kosovë për përkrahjen që e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë. Ai e ka njoftuar atë lidhur me ecurinë e implementimit të ligjit për pasurimin e miellit si dhe furnizimin me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë.
Krasniqi shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me UNICEF-in, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të interesit të përbashkët.
Nga ana e saj, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, vlerësoi përkushtimin e ministrisë për të avancuar zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të organizatës për të përkrahur edhe më tej MBPZHR-në./lajmi.net