Aktuale

Krasniqi: Secili i tha qëndrimet në takimin me Mogherinin, s’ka konsensus për demarkacionin

Njëri prej udhëheqësve të NISMA’së për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se pozita dhe as opozita s’janë pajtuar për kurrëfarë drafti për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Pas takimit me Mogherinin, Krasniqi ka thënë se palët janë në pozicionet e vjetra. Ndërsa, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje derisa demarkacioni në arbitrazh.

Njëri prej udhëheqësve të NISMA’s, Jakup Krasniqi ka thënë se pozita dhe opozita s’kanë ndryshuar qëndrim për sa i përket demarkacionit me Malin e Zi edhe pas takimit që kanë pasur sot me Frederica Mogherinin, Zyrtaren e Lartë të BE’së.

Krasniqi ka thënë për Gazetën Express se në takim vetëm janë përsëritur qëndrimet e palëve përballë zyrtarëve të BE’së. Derisa ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje të reja derisa demaracioni të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Secili i tha mendimet e veta dhe ashtu mbeti”, ka thënë Krasniqi për Express.

“Ne e kemi qëndrimin për demakracion dhe kemi mbetur ne ato qëndrime. Ne mendojmë se duhet konsensus. Ta dërgojmë çështjen në Kuvend. Të mos votohet dhe të hapen procedurat e reja”, ka thënë ai.

“Zgjedhjet e reja dhe demarkacioni të shkojë në arbitrazh”, ka shtuar Krasniqi.

Mogherini ka takuar sot Isa MUstafën, Kadri Veselin, Visar Ymerin, Ardian Gjinin, Jakup Krasniqin e Sllavko Simicin, me të cilët ka folur për demarkacionin dhe liberalizimin. Takimin e ka zhvilluar me të gjithë bashkërisht në Zyrat e BE’së.