Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në Konventën Elektorale të Nismës, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë me fat që në zgjedhjet e 22 tetorit kanë kandidatë me vlera të qarta social-demokrate, që janë roje të lirisë, të drejtësisë dhe të solidaritetit.
Sipas tij, këto vlera i kanë kandidatët e Nismës për kryetar të komunave dhe për Kuvende Komunale.“Qytetarët e kanë rastin të zgjedhin mes mashtruesve, profiterëve e grabitësve të deritanishëm, në njërën anë, dhe njerëzve të besës e parimeve socialdemokrate”, u shpreh Krasniqi.
Nisma nis Konventën Elektorale, Sherifi porosit kandidatët, nuk guxon të shkëputemi nga populli
Nisma për Kosovën po mban Konventën Elektorale, me ç’rast po prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për Kuvende Komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të mos shkëputen nga populli sepse herët e vonë do të ballafaqohen me të, raporton Ekonomia Online.“Mos ta ndjekim rrugën e atyre që kanë marrë theqafjen. Ne jemi përfaqësues të popullit dhe nuk guxojmë të shkëputemi nga populli”, tha Sherifi.