Aktuale

Krasniqi pyet Kryeministrin Mustafa: Nëse Kosova është Siri, kush e ka përgjegjësinë?

Shkrimi i Kryeministrit Mustafa që krahason sulmet në botë me sulmet e opozitës në Kosovë ka shkaktuar edhe reagimin e Jakup Krasniqit, i cili e ka pyetur publikisht kryeministrin se nëse Kosova është Siri, kush e ka përgjegjësinë?, shkruan Gazeta Express

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi i drejtohet Kryeministrit Mustafa duke shprehur “Nëse Kosova është si: “Siria, Afganistani, Iraku, Libia, Ukraina e Krimeja”, cili është roli i juaj në gjithë ketë katrahurë?! Madje, pse atëherë duhet t’ju mbështesin për gjithë ketë katrahurë afro-aziatike (të grumbulluar në 11.000 km. Katrore), miqtë nga SHBA-ja e Bashkimi Evropian?”.

Krasniqi në shkrimin e drejtuar ndaj kryeministrit më tej thekson “Akuza të tilla të renda vendit të vet nuk besoj që do t’i bënte ndonjë Kryeministër i përgjegjshëm?! Madje, nëse gjendja është kaq e zymtë dhe e pa shtegdalje në Kosovë, pse nuk dorëheqesh? Nuk dorëheqesh se më nuk mund t’ju krijoni favore miqve e fisit! Prandaj po e rrezikoni tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit që duhet ta mbroni!”.