Aktuale

Krasniqi: Pres që secili qytetar të votojë me vullnet të lirë

Kryetari i Këshillit të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, të dielën shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit që po mbahen në Kosovë.

Në një prononcim për KosovaPress, ai u shpreh se pret një numër të madh të qytetarëve që do të votojnë dhe se pret që gjithsecili prej tyre të votojnë sipas vullnetit të lirë.

“Deri sa ne si qytetarë të Kosovës jemi të gjithë të barabartë, e kryejmë një të drejtë tonën qytetare dhe dëshirojmë që dalja të jetë sa më masive, që qytetarët të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre”, u shpreh Krasniqi.