Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti i japin mbështetje organeve të drejtësisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt hetimet ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
Krasniqi tha se çfarëdo akuze për kohen e luftës duhet të hetohet hollësisht dhe në rastin konkret janë njoftuar nga kryeministri për informatat që ka kërkuar nga disa institucione në Kosovë, gjë që kanë rezultuar se nuk kanë dyshime.
Sipas tij, zoti Rikallo ka qenë në jetën publike në Kosovë që nga përfundimi i luftës por për çudi asnjë akuzë deri thash, por çdo hetim duhet të mos bëhet jashtë kontestit politikë, andaj PDK i jep mbështetje organeve të drejtësisë që të përfundojë sa më shpejt hetimin ndaj ministrit./KosovaPress/