Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se koalicioni PAN do të formojë Qeverinë e Kosovës.
Ai në RTK ka thënë se vetëm koalicioni PAN ka të drejt ta formojë qeverinë, si në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë.
Krasniqi beson se nuk do të ketë nevojë për rastin e dytë, ku koalicioni PAN do të duhej ta propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, pasi Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës.