Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili sipas mediave ka deklaruar sot të në Podujevë se nëse demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend nëse opozita nuk do dialog.
Krasniqi për këtë thotë se kryeministri Mustafa është duke pritur si gjeli në një këmbë, për të humbë territorin e sovranitetin shtetëror.
“Veç t’i thuhet: Dërgoje, çka po pret, pasi Hashimi te ka ricikluar në pushtet?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndryshe, mediat kanë raportuar gjatë ditës se kryeministri I Kosovës Isa Mustafa këto deklarata për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, i ka bërë gjatë inaugurimit të fabrikës për përpunimin e perimeve në Podujevë “Jaha Group”./KP