Aktuale

Krasniqi: Haradinaj i gatshëm t’i bie në gjunjë kriminelit ordiner Ukë Rugova

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi i ka quajtur të paguximshëm koalicionin PAN me mos pjesëmarrjen e tyre në seancë.

Ai tha se mbahen për komandanta porse po frikësohen me ardhur në seancë.

Sipas tij, Haradinaj thoshte se merret me sporte të rënda e tash është fshehur. Sipas Krasniqit, Haradinaj është i gatshëm t’i bie në gjunjë Listës Serbe dhe kriminelit ordiner Ukë Rugovës për të ruajtur edhe nja dy vjet krimin e vet.

Sipas tij, Haradinaj po dëshiron të bëhet kapiten i anijes që po fundoset dhe fundosjen do t’ia bien kur të shkojnë në seancë pasi nuk i kanë numrat./KosovaPress/