Aktuale

Krasniqi flet për luftë: Më përpara duhet të kërkojmë hyrjen në NATO, sesa në BE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ish-bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar kundër prekjes së kufijve të vendit, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore me Serbinë.

Krasniqi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka paralajmëruar për luftë, në rast të lëvizjes së kufijve.

“Nëse hapet shkëmbimi i territoreve është e pashmangshme lufta”, ka deklaruar ai.

Sipas Krasniqit, shkëmbimi i territoreve do të çonte te “zhbërja e shtetit të Kosovës”.

“Lufta mund të jetë tragjike për statusin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ai po ashtu ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është “pansllavizmi”.

Krasniqi ka vlerësuar se Kosova duhet të synojë të anëtarësohet më përpara në NATO, sesa në Bashkimin Evropian. /Express/

the authorBurbuqe Metolli