Aktuale

Krasniqi: Bisedimet e ofruan më shumë Serbinë në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet politike që janë arritur nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, duke përfshirë demarkacionin, janë të dëmshme, pasi këto bisedime e kanë sjell më shumë Serbinë në Kosovë.

Krasniqi këto komente i bërë gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj për të cilin tha se ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakëta dhe punës së ndershme.

Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.

“Neve na vie keq që Drenica jeton në një paradoks. bashkëluftëtaret e Thaçit, janë prapa grilave kurse, kriminel përtej urës e këndej urës janë duke u inkuadruar në Qeveri. A ka më paradoks, ata që kanë sjell lirinë burgosen e ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë. Rasti më i dhimbshme është rasti i Drenicës 2”, tha Krasniqi./KP