Largimet nga Lëvizja Vetëvendosje janë bërë trend.Pas Shpend Ahmetit, sot largimin ka konfirmuar edhe Besa Baftiu.
Por kjo nuk po i brengos krahun e Albin Kurtit, sipas të cilëve largimet janë të orkestruara dhe kanë qëllim vetëm dëmtimin e Albin Kurtit.
Ata vazhdimisht po i dalin në mbrojtje liderit të tyre.E sot në një postim ku janë të përfshirë deputeti Rexhep Selimi, Salih Zyba, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli, e të tjerë anëtarë të VV-së, jepet një mesazh për të larguarit.“Kot e keni …As nuk shitet as nuk blihet , as nuk lodhët as dorëzohet !Edhe trim edhe krenar , me Albinin kryetar !” është përshkrimi që ky grup i ka vënë fotos së liderit Albin Kurti./GazetaBlic/