Në të gjithë territorin e Kosovës janë mbyllur të gjitha vendvotimet.Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se dalja e votuesve në zgjedhje është 812 mijë e 157 votues apo 43.82 përqind të votuesve duke mos i përfshirë natyrisht edhe votat me kusht, të cilat do të numërohen në fund.
“Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimeve nga të gjitha Komunat e Kosovës të cilat janë mbyllur me kohë dhe dalja e votuesve në zgjedhje është 812 mijë e 157 votues apo 43.82 përqind të votuesve duke mos i përfshirë natyrisht edhe votat me kusht të cilat do të numërohen në fund. Krahasuar me zgjedhjet lokale më 3 nëntor 2013-të deri përafërsisht ën të njëjtën kohë votuar 814 mijë e 780 votues apo 45.75 përqind të votuesve . Deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të thotë që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve “, tha Daka.
Ndërsa sa i përket parregullsive që janë raportuar në media apo ndryshe ‘treni bullgar’ ajo ka hedh poshtë duke thënë se nga informatat jo zyrtare që i ka një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Sa i përket ‘trenit bullgar’ të ashtuquajtur , kjo çështje ka qenë në duar të policisë dhe prokurorisë dhe policisë dhe jo zyrtarisht mund të ju them se ato flet votime janë gjete dhe nuk ka tren bullgar”, tha Daka.
Ajo në emër të KQZ-së i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar sot, vëzhguesit, Policinë, OSBE-në e po ashtu i ka falënderuar komisionerët e vendvotimeve për punë që e kanë bërë gjatë gjithë procesin e votimit si dhe ka inkurajuar ata që gjatë .
Gjithashtu ajo ka njoftuar se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedh afati 24 orësh për paraqitje të ndonjë ankese në Panelin Zgjedhor të Ankesave lidhur me procesin e votimit dhe numërimin në vendvotim./KosovaPress/