Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se sot në ora 16:00 do të fillojë rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat u vendos sot në mbledhjen e KQZ-së.
“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, ka njoftuar Elezi.
Sot në KQZ është vendosur që për shkak të parregullsive të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike e në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR-ja në 530 vendvotime të rinumërohen votat.
Ky vendim u mor sot në një konferencë për media të drejtuar nga Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.