Aktuale

KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu ka deklaruar dje për media kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka.

Ajo ka thënë se nëse PZAP nuk merr vendim për ndonjë rinumërim tjetër, atëherë KQZ është e gatshme t’i certifikojë rezultatet përfundimtare.

“Përfundimisht nesër do t’i shpallim rezultatet përfundimtare. Kandidatët dhe subjektet politike kanë afatin 24 orësh për ankesa. Nëse PZAP nuk merr vendim për ndonjë rinumërim atëherë ne jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”.