Aktuale

KQZ pritet të vendosë për vetëm 10 ditë fushatë zgjedhore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend. E Komisioni i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për fushatën zgjedhore.

Drafti lidhur me pikat për zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet që t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e Komisionit.

KQZ në njërën nga pikat e saj parasheh që fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj si dhe do të përfundojnë më 9 qershor. Që i bie se nëse ky draft votohet nga anëtarët e KQZ-së, partitë politike do të kenë kohë vetëm 10 ditë për të bërë fushatë zgjedhore.

Anëtari i KQZ’së Betim Gjoshi, ka propozuar që KQZ t’iu drejtoje kërkesë vëzhguesve ndërkombëtarë që ti monitorojnë zgjedhjet e 11 qershorit.

Propozimin Gjoshi e dha që në fillim të mbledhjes të së enjtes të KQZ’se, e thirrur pas dekretimit te datës 11 qershor 2017, si datë e mbajtës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky propozim u fut në rend dite për shqyrtim.

E ndërkohë, Ilir Gashi nga Këshilli për buxhet i KQZ tha se ky këshill ka miratuar buxhetin 4 milion 944 mije euro, për prodhim të materialeve zgjedhore, pagesa te vëzhguesve dhe komisionarëve, transport të materialeve sensitive, etj.

Gashi kërkoj që ky buxhet të miratohet edhe nga anëtarët e KQZ’së.