Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka decertifikuar 86 kandidatë me aktvendim të formës së prerë nga Gjykatat e Kosovës, kjo pasi që anëtarët e KQZ-së, kërkuan që të verifikohen mirë të gjithë kandidatët në mënyrë që të mos largojnë dikë nga lista për ndonjë gabim teknik.
Drejtoresha ekzekutive e zyrës për regjistrim të partive poliitke dhe certifikim, tha se më 8 shtator subjektet politike kanë dorëzuar 5 kërkesa për heqjen nga listat të kandidatëve.
Ndërsa bëri të ditur se nga mbi 7 mijë kandidatët, 86 kandidat janë që kanë aktgjykim përfundimtarë nga gjykatat e Republikës së Kosovës.
Zyra rekomandon që të decertifikoj kandidatët që kanë aktgjykim të formës së prerë.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se më 24 gusht i kanë dërguar kërkesën Këshillit Gjyqësor dhe përgjigja ka ardhur pasi që ata kanë bërë certifikimin./KosovaPress/