Aktuale

KQZ nis publikimin e rezultateve preliminare, prin koalicioni PAN

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare në Kosovë. Këto rezultate publikohen online dhe ndryshojnë nga minuta në minutë.

Nga numërimi i votave të para koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 28.91 për qind të votave, pasuar nga Iniciativa Qytetare Lista Serbe me 19.44 për qind.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka 15.99 për qind, Lëvizja Vetëvendosje 12,23 për qind, Koalicioni Vakat 10.88 për qind, Jedinstvena Gornaska Partia 3.91, Nova Demokratska Stranka 3.56, Pokret za Gora 1.68, Gradjanska Iniciativa Gore 0.68, Partia Fjala 0.67, Progresivna Demokratska Stranka 0.58, Samostalna Liberalna Stranka 0.55 dhe Partia Demokratike e Unitetit 0.18 për qind./KosovaPress/