Aktuale

KQZ në orën 21:00 shpall rezultatet preliminare

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në bazë të të dhënave nga qendrat e vendvotimeve në zgjedhje kanë dalë 21 mijë qytetarë ose 40.55 përqind të numrit të votuesve të Drenasit.

Daka tha se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor.

Daka bëri të ditur se në orën 21:00 do të bëhen publike rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Drenas./KosovaPress/