Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të premten dizajnin e fletëvotimeve për procesin zgjedhor për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, i cili do të mbahet me 19 maj.
KQZ njofton se ka miratuar dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet në veri.
Sipas KQZ-së, janë marrë edhe hapat tjerë në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom planeve operacional të miratuara më parë për të mbjatur zgjedhjet në katër komunat veriore.
Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit të kaluar, katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq, kanë dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.
Madje, në dorëheqjet e tyre, kryetarët e këtyre komunave, Kosovës i ishin referuar me termin “Kosovë e Metohi”./FaktePlus