KQZ publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunat e veriut, fituese Lista Serbe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, sipas së cilave, kandidatët e Listës Serbe kanë marrë mbi 90 përqind të votave.
Sipas të dhënave nga KQZ, kandidatët e Listës Serbe kanë marrë mbi 90 përqind të votave në katër komunat.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. /Lajmi.net/