Aktuale

KQZ-ja publikon formularët e përputhjes së rezultateve të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në vendvotim, më 17 dhjetor.

Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Kopjet e skanuara të FPR janë publikuar në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/390