Aktuale

KQZ-ja planifikon të shpenzojë mbi 14 milionë euro për vitin 2021

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti ka thënë se plani i buxhetit është më specifik sepse në 2021 janë zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve.

“Plani i buxhetit është pak ma specifik sepse në vitin 2021 është vit zgjedhor i rregullt dhe kemi zgjedhjet lokale”.

“Ne i kemi rekomanduar KQZ-së që ta votojë këtë draft dhe njësitë kërkuese që e kanë pasur prej shefit janë munduar që të kenë një planifikim sa më real dhe rekomandimi i këshillit është që të votohet”.

“Konsideroj që nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve  dhe besoj që do të reflektohet në komisionin për buxhet”.

Po ashtu në mbledhje ka pasur edhe përplasje mes kryetares së këtij komisioni dhe anëtarit të VV-së lidhur me propozimin për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve

the authorGazetaKNN