Enis Halimi nga Sekretariati i KQZ-së, ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni, për përgatitjen e materialit sensitiv dhe të tjera për balotazhin që do të mbahet në Drenas.
Halimi tha se lista e votuesve ka shkuar sot në shtyp dhe deri të shtunën i gjithë materiali i nevojshëm do të jenë të gatshme.
KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka akredituar edhe vëzhguesit.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion nuk e ka për obligim të raportojë në ditën e zgjedhjeve për medie për incidentet e ndryshme, pasi siç tha ajo, prokuroria duhet të raportojë për këtë.
Adnan Rrustemi nga KQZ-ja, tha se duhet raportuar çdo gjë që vjen nga dhoma operative e KQZ-së, edhe pse këtë e kundërshtoi Daka.
Sami Hamiti tha se duhet raportuar mbarëvajtja zgjedhore, por jo për incidentet dhe ekseset e ndryshme.
Për planin operativ, Rrustemi theksoi se KQZ-ja po dëshiron ti ikë përgjegjësive për sa i përket raportimeve për incidente para medieve./KP