Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj kur edhe u mbajtën zgjedhjet parakohshme parlamentare, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si partitë fituese të këtyre zgjedhjeve, nuk po mund të bien dakord për ndarjen e posteve institucionale.
Pas shumë takimeve që patën liderët e dy këtyre partive, Kurti u ftua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ta mandatoj për kryeministër.
Por tek pas tri thirrjeve Kurti shkoi të takohet me Thaçin, por nuk e kishte emrin e mandatarit të Qeverisë së re. Për çka Thaçi i dha afat 48 orë për t’ia dërguar emrin, por që kjo nuk specifikohet me Kushtetutën e Kosovës.
Megjithatë, që nga 6 janari u bën sërish përpjekje mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të bien dakord për ndarje të “kulaçit”, por as këtu nuk ndodhi ajo që shumica e qytetarëve e kishin pritur.
Shpresa se VV e LDK do të mund të bënin shumë shpejt kolaiconin qeverisës, del të shuhet.
Tani më përflitet se vendi të shkoj edhe njëherë në zgjedhje.
Për të cilat zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të ishte e gatshme.
Të paktën, kështu thonë nga KQZ.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për FaktePlus se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese dhe se kurdo që kërkohet organizimi i zgjedhjeve ata janë të gatshëm.
“KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, tha Elezi për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
Kujtojmë që LDK ka vendosur që të mos takohet më VV derisa nuk kanë një marrëveshje.
Por nga analistët politik dhe kushtetues zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje.
Analisti politik, Imer Mushkolaj për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, thotë se nuk ka arsyeje që vendi të shkoj në zgjedhje.
“Nuk ka arsye me shku në zgjedhje. Ne nuk jemi në krizë të numrave me idenë se nuk po mund të krijohet qeveria shkaku i numrave dhe të shkoj vendi në zgjedhje”, tha Mushkolaj.
E nëse VV dhe LDK nuk po mund të arrijnë marrëveshjen për koalicion, atëherë Mushkolaj thotë se do të ishte e ndershme nëse të dy këto parti të pranojnë që nuk mund të arrijnë marrëveshje dhe të hapin rrugë.
“Por, nëse përnjëmend Vetëvendosje dhe LDK nuk po munden me arrit marrëveshjen, është e ndershme nga to që të thonë, nuk po mundet të arrihet marrëveshja dhe të hapin rrugë. Kjo do të jetë rruga që duhet ndjekur pastaj ose zgjedhjet ose mbase presidenti do të mund ta përdor deskrecionin e tij për t’i dhënë mundësi një subjekti tjetër, që në këtë rast mund të jetë LDK-ja që me dikë tjetër ta krijojë qeverinë. Por është e papranueshme që të vazhdoj kjo tendosje e raporteve mes këtyre dy raporteve dhe të mos të arrihet marrëveshja ndërkohë që zvarritja të vazhdoj dhe të mos kemi as një veprim tjetër të bazuar në kushtetutë”, thekson Mushkolaj.
Kujtojmë se nga 6 tetori i 2019-ës deri dje (09.01.2020), Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar hiç më pak se 10 herë. Por këto takime më nuk do të mbahen, të paktën kështu kanë thënë nga LDK.
Mirëpo dje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër Isa Mustafës. Në këtë letër Kurti i thotë Mustafës se është për të ardhur keq që ai ka vendosur që të mos takohen më e për çka ka detyruar atë të shkruaj letër.
Siç thuhet në letër, sikur jetojnë në kontinente të ndryshme.
Ndërsa, anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti e ka quajtur totalisht të panevojshme letrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Të dyja palët po fajësojnë njëra tjetrën.
Ndonëse, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mbetur e “befasuar” dhe e quajti të njëanshëm veprimin e Vetëvendosjes në seancën e 26 dhjetorit, edhe pse të gjithë 28 deputetët e kësaj partie votuan për kandidatin e propozuar të VV-së.
Pas këtij veprimi, për LDK-në të gjitha marrëveshjet e deritashme me VV-në kanë rënë në ujë.
Kurse, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetutës të Republikës së Kosovës të vitit 2014, në rolin si iniciues, presidenti i Republikës ka mandat, por edhe obligim kushtetues në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, që t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në kuvend.
Kjo Gjykatë ka theksuar po ashtu që “presidenti i Republikës nuk e ka diskrecionin të refuzojë caktimin e kandidatit të propozuar për kryeministër.