Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë konferencës së tretë që ka mbajtur sot, bëri të ditur se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elekronike deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, gjithsej në përqindje 25,36 përqind.
Sipas Dakës procesi zgjedhor po shkon në rregull ka informime të ndryshe por sa i përket keqpërdorime të ndryshme nuk janë kompetencë e jona.
Në zgjedhjet e vitit 2014 deri në orën 16:00 kanë vouar 451 mijë e 895 votues./KosovaPress/