Aktuale

Kosto e komunikimit celular, Shqipëria renditet në vendin e 83-të

Shqipëria renditet në vendin e 83-të në Europë për koston e komunikimit celular, sipas raportit “Matja e shoqërisë së informacionit 2016”, të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU).

Renditja e ITU i klasifikon vendet nga më i liri tek më i shtrenjti për tarifat e telefonisë celulare, në raport me të ardhurat mujore për frymë. Në Shqipëri, shporta bazë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme kushton 6.35 dollarë amerikanë ose sa rreth 1.71% e të ardhurave mujore për frymë. Shporta bazë e shërbimeve celulare përbëhet nga kosto e 30 thirrjeve dalëse drejt destinacioneve të ndryshme dhe 100 mesazhe të shkruara.

Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë, me 1.71%. Vendi më i lirë për komunikimin celular është Kroacia, ku shporta e komunikimit celular kushton sa 0.9% e të ardhurave për frymë, e ndjekur nga Mali i Zi me 1.59% të të ardhurave mujore.