Aktuale

Kosovës s’i është kërkuar t’i japë tokë Malit të Zi, thotë ambasadori britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosovës nuk i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i japë ndonjë metër katror Malit të Zi.

Demarkacioni është një çështje bilaterale në mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe askush nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i jap diçka Malit të Zi, ka thënë O’Connell në një intervistë për transmetuesin publik.

“Këshilla ime është që të zhvillohet debati sipas fakteve dhe jo sipas ndjenjave nacionale. Unë nuk besoj që ka pas ndonjë mashtrim për Kosovën por qytetarët le të dëgjojnë faktet, më vjen keq kur dëgjoj që politikanët quhen tradhtarë sepse demarkacioni nuk zgjidh shumë probleme që ka Kosova, sic është papunësia, zhvillimi ekonomik dhe korrupsioni”, është shprehur O’Connell.

Ambasadori britanik në Kosovë e ka quajtur punësimin e afërmve kancer të Kosovës.