Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ku u theksua se bashkëpunimi ndërshtetëror në lëmin e Drejtësisë i kontribuon forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Drejtësisë, ambasadori Minxhozi uroi ministren Hoxha për mandatin e saj ministror dhe përgëzoi për gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.
Ministrja Hoxha theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve në drejtësi do të jetë i vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të shtetit ligjor dhe këmbimit të përvojave pozitive duke i kontribuuar fuqishëm proceseve dhe rrugës së përbashkët euro-atlantike./KosovaPress/