Aktuale

Kosovari policisë: Sulmin e kreva vetë, nuk më shtyu askush

Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do e vrasë.

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, raporton “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Dusseldorf, por nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s’mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në ora 13:00.

Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore./GazetaExpress/