Aktuale

Kosovari mohon ta ketë vrarë turistin rus, thotë se e gjeti të vdekur në det

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës ka përfshirë në hetime edhe katër policë efektivë të Policisë Kufitare të Vlorës.

Katër efektivët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, po hetohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, Prokuroria e qytetit bregdetar publikon materialin hetimor në ngarkim të Fatmir Kuçit.

Në bazë të këtij materiali Fatmir Kuçi ka mohuar faktin që të jetë ai personi që e aksidentoi turistin rus, Denis Kaiumov, duke pohuar se e kishte gjetur rastësisht në det në atë gjendje.