Shoumeni i famshëm, Fehmi Ferati, që është nga Mitrovica, ka shkuar në veri të Kosovës, që është vend me shumicë serbe dhe ku shteti akoma nuk ka kontroll të plotë.
Ajo që e bën të veçantë këtë vizitë të tij, është se për dallim nga shumica që i largojnë targat e Republikës së Kosovës apo i ndërrojnë para se të shkojnë atje, Ferati i ka mbajtur ato, shkruan Express.
“Une ne veri e Gjuriqi ne veri dmth kjo eshte zone neutrale. Perndryshe ky eshte vendi ku ndalua kryeministri! Del ne veri as qe shikon kush tabelat! Sot ora 13:05“, ka shkruar Fehrati në Facebook. /Gazeta Express
