Një numër i madh i kosovarëve është nisur sot për në Maqedoni, si destinacion për të kaluar 1 majin, ditën e punëtorëve, raporton Gazeta Express.
Në redaksinë e Expressit, qytetarët kanë dërguar disa foto ku shihen një numër i madh i autobusëve që mëngjesin e sotëm u panë në kufirin në mes të Kosovës e Maqedonisë në Han të Elezit.
Rrjedhimisht aty pati edhe pritje disa orësh në kufi.
Përveç Maqedonisë, qytetarët kosovarë kanë zgjedhur që të kalojnë 1 majin edhe në parkun e Gërmisë në Prishtinë, teksa një numër i madh i tyre u pa edhe në Batllavë./Express