“Kosovafilmi” nuk ka marrë asnjë cent nga buxheti i sivjetmë. Ministria e Kulturës as që e ka ndërmend që në xhirollogarinë e këtij institucioni të derdhë dhjetë mijë euro, sa janë paraparë në fillim të këtij viti.
Krejt kjo sherri i mjeteve të paarsyetuara, që ia ka ndarë vitin e kaluar. MKRS-ja në nëntor të 2015-s ia kishte dhënë “Kosovafilmit” 8 mijë e 470 euro, të cilat i ishin kërkuar për blerjen e një aparature për ruajtjen edhe digjitalizimin e filmave.
Drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, thotë se porosia dhe pagesa e aparaturës janë bërë në Japoni para një muaji, përmes një kompanie maqedonase.
Thotë se pret që ajo të mbërrijë në fund të vitit e në atë kohë të bëhet edhe arsyetimi i shpenzimit. Pos me kërkesa të vazhdueshme që t’i alokohet buxheti i sivjetmë, Mehmetaj i është drejtuar MKRS-së për t’ia kërkuar edhe 17 mijë euro të tjera, me të cilat, sipas tij, do të blihen dy double-negativa të filmave të “Kosovafilmit”, që gjenden në Beograd.
35 negativa të filmave mbahen në kinotekën e kryeqytetit serb, të cilat Kosova nuk ka arritur t’i kthejë, ani pse një gjë e tillë ishte e paraparë që të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serb