Aktuale

BE: Kosova të themelojë Asociacionin dhe të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale

Presidenca sllovake, në emër të Këshillit të Ministrave të BE-së, u ka kërkuar autoriteteve kosovare që shpejt dhe me vullnet të mirë të zbatojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.

“Kosova thirret që shpejt dhe me vullnet të mirë të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, dhe kjo në veçanti ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave dhe që në mënyrë konstruktive të angazhohet në formulimin deh në zbatimin e marrëveshjeve të ardhshme me Serbinë”, thuhet në dokumentin e publikuar pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së që e përcjell gazeta “blic” e Beogradit.

Sipas dokumentit, ministrat kanë përshëndetur ujditë e fundit për zbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe telekomunikacionin.