Aktuale

Kosova të dielën regjistroi më së paku raste me koronavirus që nga 27 korriku

Ka arritur në 12 mijë e 448 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 111 raste të reja me koronavirus, shifër kjo e cila është më e ulëta që nga 27 korriku.

Por, ky numër i ulët i rasteve të ditës së djeshme, krahasuar me të ditëve të tjera është nën hijen e zezë të dhjetë vdekjeve të cilat janë regjistruar në njëzetekatërorëshin e fundit si pasojë e koronavirusit.

Më 27 korrik, Kosova kishte regjistruar 276 raste pozitive brenda ditës për ta vendosur rekordin zi.

153 TË SHËRUAR DHE 276 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E hënë, 27 korrik 2020

Në total numri i të infektuarve ka arritur në 12 mijë e 448, ndërsa 467 persona kanë vdekur.