Aktuale

Kosova të dielën goditet nga temperatura siberike, ja sa do të jetë ftohtë

Java e parë e janarit po parashkohet të jetë njëra ndër javët më të ftohta të këtij viti në Kosovë.

Në mesnatën e ditës së diele temperaturat minimale në vend do të shkojnë deri në -20 (minus) gradë celsius.

Kështu po thonë njohës të çështjeve hidrometeorologjike të Kosovës. Në një prononcim për Gazetën Express, profesori i hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsyla, ka thënë se java që vjen do të ketë ulje të temperaturave.

Sipas tij datat 5,6,7 dhe 8 do të jenë datat me të ftohta në vend.

“Me datë 5 do të ketë ulje të theksuar të temperaturave minimale dhe maksimale. Temperaturat deri në fund të javës do të shkojnë deri në -20 gradë Celsius, maksimalet deri në -10 gradë Celsius”, ka thënë Tahirsyla.;

Ai bëri të ditur se gjatë natës së sotme, e martë, temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë celsius.

“Temperaturat minimale gjatë natës së sotme do të shkojnë deri në -10, si dhe për nesër temperaturat do të varijojnë nga 0 deri në +2”, ka thënë për Express Tahirsyla, njohësi i çështjeve hidrometeorologjike.