Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ka dërguar një përgjigje Ministrisë së Drejtësisë në Serbi lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Sipas medies serbe “Tanjug” Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Zyrën e Prokurorit të Beogradit në mënyrë që të ofrojnë të gjitha informacionet përmes të cilave do të mundë të kryhej një hetim i koordinuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe që sa më shpejt të zbulohen autorët e krimit.
Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë kosovare është dërguar përmes EULEX-it, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë. /Gazeta Express