Aktuale

Kosova shpëtoi nga dy gabime që do ta kthenin në 1999’n, thotë Haradinaj

“Kosova shpëtoi nga dy gabime, që do ta kthenin në vitin 1999, që askush s’ka mund me t’i ndërrojë në të ardhmen”, ka thënë Ramush Haradinaj para qytetarëve në Therandë, duke aluduar në Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

 

I pari i AAK’së, gjatë debatit me qytetarë, ka thënë se gjithçka mund të ndërrohet, por nëse kufiri ndërrohet atëherë nuk mund të ndërrohet ajo gjendje, transmeton TherandaPost.

“Për gjithçka tjetër që ka mundur të bëjë ky koalicion qeverisës, mund të ndërrohet në qeverisjen e ardhshme, por nëse tani e ndërrojmë kufirin ku humbim territor, atëherë s’mundemi ta ndërrojmë atë gjendje për një kohë të gjatë”, tha Haradinaj.