Kompania britanike “Kosovo Metal Group” është duke përgatitur lëndë ndaj shtetit të Kosovës në Arbitrazh me një pretendim prej 100 milionë eurosh. Ajo është në Kosovë qe 12 vjet duke kryer hulumtime për rezerva minerare në Podujevë, por pasi i kreu hulumtimet institucionet në Kosovë ia pezulluan punën, duke e zvarritur me vite nëpër procese gjyqësore, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në vitin 2006 kompania britanike “Lydian Internacional” ia kishte mësyrë Kosovës për të kryer investime milionëshe në sektorin minerar.
Kompani e specializuar për shpime të thella në hulumtimin e rezervave minerare, “Lydian” aso kohe në Kosovë e përfaqësuar nën emrin “Kosovo Resource Company”, e cila kishte fituar licencë nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) për të kryer hulumtime në Drazhnje në komunën e Podujevës, shkran tutje “Zëri”.
Nga viti 2006 deri në vitin 2011, nga hulumtimet e kryera, kompania konstatoi në Drazhnje 7 milionë tonë rezerva minerare dhe kreu për këtë periudhë 10 milionë euro investime.