Aktuale

Kosova pritet të preket nga një grip specifik, vaksinat janë gati

Mbi 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë

Qytetarët në moshë të shtyrë dhe ata që kanë sëmundje kronike do të mund t’i marrin ato duke filluar nga java e ardhshme.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, të mërkurën në rubrikën “Sytë 7” në Klan Kosova, tha se momentalisht nuk ka grip por pritet të vijë një grip specifik nga hemisfera jugore, i cili siç tha ai do të mundë të trajtohet lehtë.

Sipas Ramadanit, në Kosovë ka fruth po jo në numër të madh.